Dy familje në Prizren rrahën me shkop të sëpatave

Kronikë e zezë

Dy familje në Prizren rrahën me shkop të sëpatave

Më: 22 maj 2020 Në ora: 10:15
Ilustrim

Dy familje dje në Prizren janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje.

Sipas Policisë së Kosovës në rrahje janë përfshirë pesë meshkuj dhe njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda e është dërguar në QKUK për trajtim.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopi të sëpatave.

Ndërsa, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar. 

“Prizren 21.05.2020 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy familjeve, ku janë përfshirë pesë meshkuj kosovar. Si pasoj e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman, ndërsa katër të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopi të sëpatave. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat