Ishte në kërkim qe nga viti 2016, arrestohet i dyshuari për shitje të narkotikëve

Kronikë e zezë

Ishte në kërkim qe nga viti 2016, arrestohet i dyshuari për shitje të narkotikëve

Më: 22 maj 2020 Në ora: 15:07
Ilustrim

Zyrtaret Policor nga Stacioni Policor Klinë, të mbështetur nga NJRSH – DRP-Pejë, kanë vepruar sipas Planit Operativ me ç’rast kanë arrestuar personin e kërkuar A. I. B. nga fshati Zabergjë – Klinë, i cili kërkohej sipas Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, Urdhëresa PNKR. nr. 42/16. për Vepër Penale “ Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Person u arrestuar me Urdhëresë të Gjykatës.

I njëjti është dërguar në Prokurorin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, pas dëgjimit nga Prokurori i çështjes, më pastaj është dërguar pran Gjyqtarit të Procedurës Paraprake nga i cili i është shqiptuar masa e paraburgimit prej tridhjetë  ditë.

I dyshimti ishte në kërkim qe nga viti 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat