Policia arrestoi një person në Klinë, i njëjti ishte në kërkim që nga viti 2016

Kronikë e zezë

Policia arrestoi një person në Klinë, i njëjti ishte në kërkim që nga viti 2016

Më: 22 maj 2020 Në ora: 15:47
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se sot rreth orës 06:05 zyrtarët policor në Klinë të mbështetur nga NJRSH – DRP-Pejë, kanë vepruar sipas Planit Operativ me ç’rast kanë arrestuar personin e kërkuar A. I. B. nga fshati Zabergjë – Klinë, i cili kërkohej sipas Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, Urdhëresa PNKR. nr. 42/16. për Vepër Penale “ Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“ I njëjti është dërguar në Prokurorin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, pas dëgjimit nga Prokurori i çështjes, më pastaj është dërguar pran Gjyqtarit të Procedurës Paraprake nga i cili i është shqiptuar masa e paraburgimit prej Tridhjetë (30) ditë. I dyshimti ishte në kërkim qe nga viti 2016”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat