Mashtroi përmes shitjeve online, prokuroria ngritë aktakuzë ndaj një personi në Prizren

Kronikë e zezë

Mashtroi përmes shitjeve online, prokuroria ngritë aktakuzë ndaj një personi në Prizren

Më: 22 maj 2020 Në ora: 16:37
Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Aktakuza u ngrit pasi një person e kishe mashtrur një tjetër, i cili ka porositur online pantollona në një faqe në instagram, por kishte rënë pre e mashtrimit, pasi porosia i kishte ardhur me rroba të përdorura.

“I pandehuri A.K., duke qenë pronar i kompanisë on-line, reklamon produkte përmes rrjetit social “Instagram”, ku përmes kësaj faqeje i dëmtuari me datë 01.02.2020 bënë porosi 6 (gjashtë) palë pantollona, të cilën porosi e pranon me datë 03.02.2020. Pas pranimit të mallit i dëmtuari A.K., vëren se porosia nuk ishte e njëjta, por ai në vend të pantollonave kishte pranuar disa bluza të vjetra, për të cilat e njofton të pandehurin, mirëpo, i njëjti edhe përkundër që i premton se do t’ia kthente porosinë brenda 24h një gjë të tillë nuk e bënë dhe i shmanget duke mos i treguar emrin e as adresën, e po ashtu nuk i përgjigjet as në rrjetin social dhe as në numrin e telefonit, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë prej 78 euro”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat