Kontrabanduan një dash dhe 32 qengja në Istog - Bota Sot
Kontrabanduan një dash dhe 32 qengja në Istog

Kronikë e zezë

Kontrabanduan një dash dhe 32 qengja në Istog

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:18
Delet

Policia e Kosovës, ka konfiskuar një dash dhe tridhjetë e dy qengja në Istog të cilët dyshohen se janë të kontrabanduar.

Sipas njoftimit të policisë kafshët i kishin gjetur gjatë një kontrolli në një automjet të një të dyshuari.

I dyshuari pas vendimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Istog 22.05.2020 – 19:40. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit të tij, i janë gjetur një dash dhe tridhjetë e dy qengja, të cilët dyshohen se janë të kontrabanduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat