Të shtëna me armë – plagoset një person në Podujevë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë – plagoset një person në Podujevë

Më: 23 maj 2020 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Një person është plagosur pasditën e sotme në Podujevë.

I njëjti është duke marrë trajtim mjekësor pas plagëve të marra.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha

“Më 23.05.2020 në orën 16:16 kemi pranu një informatë se një person është i plagosur në Rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë duke zhvilluar hetime për rastin”.

“Një person është dërguar për trajtim mjekësor dhe për gjëndjen e tij mund të iu referoheni autoriteteve shëndetsore” deklaroi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat