Qëllonte në ajër duke krijuar panik te banorët, arrestohet 23-vjeçari në Pukë

Kronikë e zezë

Qëllonte në ajër duke krijuar panik te banorët, arrestohet 23-vjeçari në Pukë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:01
Ilustrim

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër duke krijuar panik tek banorët. 

Ngjarja ndodhi në fshatin Gojan i Madh në Pukë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ai kishte kryer qitje në ajër.

''Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe reagimit të shpejtë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë. Ky shtetas kishte qëlluar disa herë në ajër, me një armë zjarri kallashnikov, duke krijuar panik te banorët e zonës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën 23-vjeçari kishte kryer qitje në ajër'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat