Persona të panjohur ia djegin veturën pejanes

Kronikë e zezë

Persona të panjohur ia djegin veturën pejanes

Më: 25 maj 2020 Në ora: 10:15
Ilustrim

Një veturës në Pejë i është vënë zjarri nga persona të panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së dielës është raportuar për një zjarrvënie në Pejë.

Sipas njoftimit, një femër ka raportuar në stacionin policor se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin veturës së saj të cilën e kishte parkuar afër shtëpisë.

Po ashtu siç bën të ditur policia, viktima pasi ishte informuar se vetura e saj është përfshirë nga zjarri kishte arritur që ta shuaj zjarrin,mirëpo vetura kishte pësuar dëmtime në pjesën e brendshme të saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat