Vetaksident në Ferizaj, shoferi dërgohet në spital - Bota Sot
Vetaksident në Ferizaj, shoferi dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Vetaksident në Ferizaj, shoferi dërgohet në spital

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:06
Ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti -që ndodhi 20 minuta më parë në Ferizaj, në vendin e quajtur “Rruga e Gjilanit”.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili njoftoi se i lënduari e kishte goditur me makinë një shtyllë elektrike në rrugë.

“Para 20 minutave një vetaksident ka ndodhur, një person e ka godit me veturë një shtyllë elektrike. Ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spital për trajtim”, tha Gashi.

Gashi njoftoi se policia ka dalë më vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat