Aktakuzë ndaj Gjilanasit që shiste barëra të pretenduara se luftojnë koronavirusin - Bota Sot
Aktakuzë ndaj Gjilanasit që shiste barëra të pretenduara se luftojnë koronavirusin

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj Gjilanasit që shiste barëra të pretenduara se luftojnë koronavirusin

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:37
Ilustrim

Një person nga Përlepnica e Gjilanit, përfundoi me aktakuzë  pasi që vuri në shitje barëra të pakontrolluara, për të cilat ai pretendonte se luftojnë koronavirusin.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.A., për shkak të veprës penale ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’, nga neni 260 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, më 6 prill 2020, i pandehuri K.A., në fshatin Përlepnicë Komuna e Gjilanit, ka vënë në qarkullim barëra ose produkte të dëmshme mjekësore, pa iu bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar  njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e Corona Virusit.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka  vepruar në kundërshtim  me  Ligjin  për Shëndetësi  04/L-125 dhe Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 04/L-190.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat