Ndalohen tri raste të kontrabandës në Kosovë - Bota Sot
Ndalohen tri raste të kontrabandës në Kosovë

Kronikë e zezë

Ndalohen tri raste të kontrabandës në Kosovë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:27
Policia

Njësitet Antikontrabandë së gjatë detyrave zyrtare kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të mallrave në tri raste të ndara.

Në Mitrovicë është hasur një automjet duke shkarkuar miell në një depo, ku gjatë kontrollit janë gjetur mbi 10 tonë me origjinë nga Serbia dhe pa dokumentacion përkatës.

Në rastin tjetër njësitë e Doganës në bashkëpunim me policinë kanë tentuar të ndalin një furgon që dyshohej për kontrabandë, i njëjti gjatë tentimit të shmangies së ndalesës nga personat zyrtar është rrokullisur. Ky furgon ishte duke transportuar pije të gazuara joalkoolike në sasi rreth 2000 litra si dhe produkte tjera ushqimore.

Njësitet Antikontrabandë tek udhëkryqi i Lipjanit kanë ndalur një furgon, i cili vinte nga drejtimi i Ferizajt dhe që barte rreth 6000 litra vaj motorik dhe hidraulik dhe i cili nuk kishte mbulesë dokumentacioni.

Si rrjedhojë e kësaj ndalese është bërë edhe kontrolli i depos së kompanisë në Podujevë, ku edhe aty janë gjetur 460 litra mall pa dokumentacion përkatës.

Si rezultat i aktiviteteve janë sekuestruar tri automjete që kanë shërbyer për transportimin e këtyre mallrave në vlerë mbi 10 mijë euro, ndërsa rastet janë proceduar për procedurë të mëtejme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat