Ndalohet i dyshuari për përdhunimin e një 15 vjeçareje në Skënderaj - Bota Sot
Ndalohet i dyshuari për përdhunimin e një 15 vjeçareje në Skënderaj

Kronikë e zezë

Ndalohet i dyshuari për përdhunimin e një 15 vjeçareje në Skënderaj

Më: 30 maj 2020 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Një person nga Skënderaj është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur të po kësaj komune.

Këtë rast për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia e ka intervistuar një një person nga zona e Skënderajt që dyshohet se ka pasë kontakt seksual me një të mitur. Ai është në ndalim, ndërsa vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme”.

Klan Kosova merr vesh se e mitura është 15 vjeçare, ndërsa ai që po dyshohet se e dhunoi është rreth moshës 21 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat