Shkon në 2 numri i viktimave nga atentati në Kurbin, humb jetën 53-vjeçari

Kronikë e zezë

Shkon në 2 numri i viktimave nga atentati në Kurbin, humb jetën 53-vjeçari

Më: 31 maj 2020 Në ora: 09:00
Ilustrim

Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme (30 maj) në Kurbin.

Shtetasi që ndërroi jetë është 53-vjeçari Paulin Gjergji, i cili ishte transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 pranë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, ku një person ende i paidentifikuar, qëlloi me armë zjarri drejt disa personave.

Nga të shtënat me humbi jetën edhe shtetasi Bujar Lika 37 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur 21-vjeçari Kreshnik Tusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat