Dy qytetarë të Vitisë kanë raportuar në Polici se persona të panjohur ua kanë vjedhur veturat, shkruan Gazeta Sinjali.
Njëri rast ka ndodhur në fshatin Sllatinë e Poshtme.
“Fsh. Sllatinë e Poshtme, Viti, 29-30.05.2020 – NN. Ankuesi K-Shqiptar ka njoftuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij, me traga vendore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në Viti. Ky rast është raportuar dje në mëngjes.
“Rr. Hebib Sejdiu, Viti 30.05.2020 – 08:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij, me traga vendore”, thuhet tutje në raport.
Policia njofton se të dy rastet janë duke u hetuar.