Një 56-vjeçar është dëmtuar në kokë si pasojë e shkëputjes së një guri nga shkëmbi teksa po punonte vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë.
''Shtetasi B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb (shkaqe natyrore) është dëmtuar në kokë'', thuhet në njoftimin e policisë.
Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.