Kurbin/ Vetëplagoset me armë zjarri, vihet në pranga 26-vjeçari - Bota Sot
Kurbin/ Vetëplagoset me armë zjarri, vihet në pranga 26-vjeçari

Kronikë e zezë

Kurbin/ Vetëplagoset me armë zjarri, vihet në pranga 26-vjeçari

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 08:34
Ilustrim

Rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, në spitalin e Kurbinit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 26-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me armë zjarri, në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur ky shtetas.

Në vijim të veprimeve, Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat