Përplasen 3 vetura në Ferizaj, lëndohen dy vozitës, një pasagjer dhe tre këmbësor

Kronikë e zezë

Përplasen 3 vetura në Ferizaj, lëndohen dy vozitës, një pasagjer dhe tre këmbësor

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 10:29
Ilustrim

Dje në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një aksident mjaft i rëndë në mes tri veturave.

Në këtë aksident janë goditur tre këmbësorë.

Sipas njoftimit të policsë të lënduar kanë mbetur dy vozitës, një pasagjer dhe tre këmbësor.

Njoftimi:

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave civile, ku janë të përfshirë edhe tre këmbësorë meshkuj kosovarë.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy vozitës, një pasagjer dhe tre këmbësorë, ku dy prej këmbësorëve janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar pas tretmanit mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat