​Për 24 orë, 77 aktakuza kundër 99 personave - Bota Sot
​Për 24 orë, 77 aktakuza kundër 99 personave

Kronikë e zezë

​Për 24 orë, 77 aktakuza kundër 99 personave

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 12:27
Ilustrim

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 77 aktakuza kundër 99 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 24 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar 12 persona dhe ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuar, si dhe ka ngritur 17 aktakuza kundër 25 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 7 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar 7 persona. Prokurori i shtetit ka marrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në ndalim 48 orësh.

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 4 aktakuza ndaj 4 personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje 48 orësh për vepër penale. Po ashtu, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 25 aktakuza kundër 28 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 19 aktakuza kundër 21 personave për vepra të ndryshme penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat