I gjendet arsenal armësh në banesë, prangoset 1 person në Elbasan

Kronikë e zezë

I gjendet arsenal armësh në banesë, prangoset 1 person në Elbasan

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 10:59
Pamje nga aksioni

Vihet në pranga 1 me iniciale E. D, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve ndaj personit në Elbasan.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Forcat Speciale RENEA.

Gjatë operacionit policor u sekuestruan tri armë zjarri, silenciator, municion luftarak dhe jelek antiplumb, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

“Në kuadër të zbatimit të planit të masave për kontrollin e personave me precedent dhe të dyshuar për armëmbajtje pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Shënkoll".” – njofton policia.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat