Qytetari i dehur nga Mitrovica, ofendon policët dhe arrestohet - Bota Sot
Qytetari i dehur nga Mitrovica, ofendon policët dhe arrestohet

Kronikë e zezë

Qytetari i dehur nga Mitrovica, ofendon policët dhe arrestohet

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:18
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi në gjendje të dehur ofenduar zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, të enjten në ora 18:00.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti në gjendje të dehur kishte filluar t’i ofendojë dhe t’i shajë zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas këndelljes është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat