Vrasje në tentativë në Prishtinë, një femër sulmon një mashkull

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Prishtinë, një femër sulmon një mashkull

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë orëve të mbrëmjes të shtunën ka ndodhur një “vrasje në tentativë” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, është arrestuar një femër pasi që e njëjta pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar një mashkull.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat