Katër raste të dhunës në familje brenda ditës, të gjitha viktimat femra

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda ditës, të gjitha viktimat femra

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Gjatë së dielës në tërë Kosovën janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Sipas njoftimit, të gjitha viktimat kanë qenë femra dhe se dy persona kanë arritur që të arrestohet.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet e dhunës në familje në detaje:

Prishtinë 07.06.2020 – 10:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Prishtinë 07.06.2020 – 17:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Prizren 07.06.2020 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Zveçan 07.06.2020 – 15:50. Një i dyshuar kosovar është arrestuar për shkak se ka sulmuar fizikisht dhe kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat