Një ankuese femër ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti ka ndodhur më 5 qershor në Prishtinë, në ora 10.30, thuhet në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Nga njësiti policor për procedura të mëtejme hetimore është sekuestruar monedha në fjalë.