Policia ndalon një të infektuar me koronavirus në Vushtrri

Kronikë e zezë

Policia ndalon një të infektuar me koronavirus në Vushtrri

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 11:31
Ilustrim

Policia e Kosovës e ka ndalur një person në Vushtrri i infektuar me COVID-19, pasi ai ka thyer rregullin e vetizolimit.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Hamit Zuqaku”, në orën 17:22.

“Njësiti policor ka takuar në rrugë të dyshuarin mashkull  kosovari cili nuk ka respektuar vet-izolimin pasi i njëjti ishte pozitiv me Covid 19. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Momentalisht, Vushtrria është komuna me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus, me gjithsej 121 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat