Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Ferizaj, aktivizohet inspektorati i punës

Kronikë e zezë

Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Ferizaj, aktivizohet inspektorati i punës

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj dje në magjes një punëtor i një ndërmarrje, derisa kishte qenë duke kryer punime brenda në një objekt në ndërtim e sipër ishte rrëzuar nga skelet dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Lidhur më këtë rast ka njoftuar policia e Kosovës.

Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj është liruar në shtëpi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe inspektorët komunal.

Rasti është hapur për “asgjësim, dëmtim ose heqja e pasjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurimit në vendin e punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat