Një qytetar ka njoftuar se ka gjetur një çelës veture të tipit “Volkswagen” në rrugën “UÇK”, afër objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, në Prishtinë.
Nexhmedin Isufi i cili e ka shpërndarë fotografinë e çelësit në grupin “#rriNshpi me neve”, thotë se çelësin e ka gjetur sot, rreth orës 07:00.
Ai përmes këtij postimi ka thënë se shpreson se pronari do të lajmërohet.
“Çelës i humbur VW. Ky çelës është gjetur sot në rrugën “UÇK”, afër komunës së vjetër, sot me datë 14. 6.2020, ora 07:00. Shpresoj të lajmërohet pronari ose ta këtë rezerven tjetër”, ka shkruar ai.