I shkon me armë për t’ia kërkuar borxhin - Bota Sot
I shkon me armë për t’ia kërkuar borxhin

Kronikë e zezë

I shkon me armë për t’ia kërkuar borxhin

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 10:50
Ilustrim

Me armë e duke e kërcënuar, një person në Viti ka tentuar t’i marrë paratë që ia kishte dhënë borxh një personi tjetër.

Siç njofton Policia, të dyshuarin nuk kanë mundur ta arrestojnë ende.

“Fsh. Sadovinë e Qerkezve, Viti 12.06.2020-20:50.  Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borgji të më hershëm është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull Kosovar i cili në prezencën e tij ka prezantuar armën. Nuk raportohet për lëndime ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat