Rrahje e rëndë mes dy familjeve në Podujevë, përdoren thika dhe shkopinj druri

Kronikë e zezë

Rrahje e rëndë mes dy familjeve në Podujevë, përdoren thika dhe shkopinj druri

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Një rrahje e rëndë ka ndodhur mes dy familjeve nga fshati Dobratin i Komunës së Podujevës.

Të dy këto familje, shumë të afërta me njëra-tjetrën, janë rrahur rëndë mes vete për arsye banale.Burime kanë bërë të ditur se në rrahje përfshirë gati 10 persona, ku janë përdorur armë të ftohta, si thika dhe shkopinjë druri.

Nga kjo rrahje kanë mbetur të lënduar mbi pesë persona, të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Në vendngjarje kanë dalur ekipet policore dhe ato të ndihmës së shpejtë.Personat e lënduar kanë marrë ndihmë në Emergjencën e qytetit të Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat