Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, veturat përfunduan në greminë - Bota Sot
Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, veturat përfunduan në greminë

Kronikë e zezë

Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, veturat përfunduan në greminë

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan mesditën e së dielës – si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se të lënduarit janë duke u trajtuar në Gjilan.

“Me datën 14.06.2020 rreth orës 12:30 në rrugën e Prishtinës saktësisht në hyrje të fshati Llabjan, Policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur një aksident rrugor me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy vetura që ishin duke lëvizur nga drejtimi i Prishtinës për Gjilan”, ka thënë Hashani.

“Tre persona kanë pësuar lëndime në këtë aksident, dhe sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente në Gjilan gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Policia e Kosovës është duke i udhëheq hetimet se si ka ardhur deri tek aksidenti” deklaroi Hashani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat