Rrahje masive në Podujevë, shkak kontesti pronësor - Bota Sot
Rrahje masive në Podujevë, shkak kontesti pronësor

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Podujevë, shkak kontesti pronësor

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një rrahje masive ka ndodhur mesditën e së dielës në Komunën e Podujevës.

Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën në ora 12:00 ka ndodhur një rrahje masive në Komunën e Podujevës.

Sipas njoftimit, me këtë rast janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë marrë pjesë në një rrahje lidhur me një kontest pronësor ku në këtë rrahje është përfshirë edhe viktima femër, shkruan lajmi.net.

“Të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore, pasi gjatë rrahjes kanë përdorur edhe mjete të forta druri, ku të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat