Të dielën në Prishtinë janë arrestuar tetë persona, pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mesditën e së dielës janë arrestuar tetë persona.
Sipas njoftimit, deri te arrestimi i tyre ka ardhur pasi që të gjithë ishin rrahur mes vete.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, si pasojë e rrahjes të gjithë kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.