Katër persona i hyjnë në shtëpi një gruaje në Ferizaj, e rrahin dhe ia marrin paratë

Kronikë e zezë

Katër persona i hyjnë në shtëpi një gruaje në Ferizaj, e rrahin dhe ia marrin paratë

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një grua ka raportuar në polici se derisa kishte qenë në shtëpinë e saj, brenda kanë hyrë katër persona të panjohur të cilët nën kërcënim të armës ia kanë grabitur disa para dhe një telefon celular në Ferizaj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpinë e saj, brenda kanë hyrë katër (4) persona të panjohur të cilët nën kërcënim të armës ia kanë grabitur disa para dhe një telefon celular”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas viktimës të dyshuarit ndaj saj kanë përdorur dhunë fizike dhe si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat