Në Shqipëri java nis me rikthim vranësirash e luhatje temperaturash - Bota Sot
Në Shqipëri java nis me rikthim vranësirash e luhatje temperaturash

Kronikë e zezë

Në Shqipëri java nis me rikthim vranësirash e luhatje temperaturash

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 10:14
Ilustrim

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët, por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13ºC në 23ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 29ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 30ºC.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 17ºC në 30ºC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat