27 të ndaluar për 24 orë - Bota Sot
27 të ndaluar për 24 orë

Kronikë e zezë

27 të ndaluar për 24 orë

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë 27 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar 18 persona të dyshuar.

Në 24 orët e fundit, është gjetur një trup pa shenja jete në Prishtinë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, ka lëshuar urdhëresë për obduksion për trupin e pajetë.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së diele ka ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka paraqitur dy  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj  dy personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë kësaj kohe, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar katër persona, për shkak të veprës penale ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një  kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, për shkak të veprës penale ”Vjedhje e rëndë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat