42 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

42 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 09:24
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës në vend kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit dhe mos kufizimin e lëvizjes së lirë, numri i aksidenteve të trafik është shtuar dukshëm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë së hënës në tërë vendin kanë ndodhur 42 aksidente në komunikacionin rrugor.

Sipas njoftimit, nga 42 aksidente 12 kanë qenë me të lënduar kurse 30 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar 1 mijë e 264 tiketa për shkelje të ndryshme në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat