Policia raporton për një vdekje të dyshimtë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia raporton për një vdekje të dyshimtë në Mitrovicë

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 09:26
Ilustrim

Në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veri  dje në mëngjes është gjetur pa shenja jetë një grua.

Rastin e ka bërë të ditur policia e Kosovës.

“Raportohet se në banesën e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër Kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete e viktimës dërgohet në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat