Sulmon seksualisht motrën e mitur e më pas rrah edhe bashkëshorten e tij

Kronikë e zezë

Sulmon seksualisht motrën e mitur e më pas rrah edhe bashkëshorten e tij

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet për veprën “sulm seksual”.

Pasditen e së hënës në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person në Prishtinë në ora 16:20 është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht motrën e tij të mitur dhe më pas ka sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten e tij, e cila edhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat