Digjet veturat e vëllait të ish-komandant Remit - Bota Sot
Digjet veturat e vëllait të ish-komandant Remit

Kronikë e zezë

Digjet veturat e vëllait të ish-komandant Remit

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë, është duke u djegur një veturë e tipit BMW.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Media vendore mëson se vetura e djegur është në pronësi të vëllait të ish-komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën e luftës “Remi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat