Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë, policia jep detaje

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:37
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për gjithsej katër raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Të katër rastet kishin të bënin me dhunën ndaj femrave, për çka edhe janë vënë në pranga katër të dyshuar meshkuj.

Dy nga këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, kurse nga një rast u raportua në Ferizaj e në Rahovec.

Detaje nga policia:

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë 16.06.2020, 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në  mbajtje.

Prishtinë 10.06.2020-19:30. Në lidhje me rastin është raportuar se me 16.06.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 16.06.2020 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka shkaktuar  dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës  femër kosovare. Pas intervistimit të palëve me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rahovec 16.06.2020-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.  Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat