Një aksident automobilistik u regjistrua mbrëmjen e sotme (17 qershor) në rotondon e aksit Fier-Tepelenë.
Automjeti tip "Ford Focus" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 persona ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Në makinë ndodheshin 4 persona, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit, shoferi me iniciale V.S. tregoi se dyert ishin bllokuar dhe u detyruan të dilnin nga dritarja.
Familja, banuese në Durrës, kishte ardhur nga Greqia. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.