Policia asgjëson 1 mijë e 700 bimë kanabisi në Istog

Kronikë e zezë

Policia asgjëson 1 mijë e 700 bimë kanabisi në Istog

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 11:53
Ilustrim

Policia e Kosovës ka asgjësuar 1700 bimë të ndryshme të llojit Kanabis Sativa në Istog.

Me urdhër të prokurorit, bimët janë shkatërruar. Sipas Policisë, këto bimë kanabisi kishin dalë nëpër hithra dhe shkurre.

“Në lokacionin e lartcekur është vërejtur se kishte bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa të gjatësive të ndryshme, të cilat kishin dalë nëpër hithra dhe shkurre dhe është vërejtur se nuk kishte pasur përkujdesje nga faktori njeri. Me urdhër të prokurorit pas fotografimit dhe evidentimit bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes. Në atë lokacion janë çrrënjosur dhe asgjësuar gjithsejtë njëmijë e shtatëqind (1700) bimë të ndryshme të llojit Kanabis Sativa”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat