U vra për një adapter, merret vendimi përfundimtar për të akuzuarit

Kronikë e zezë

U vra për një adapter, merret vendimi përfundimtar për të akuzuarit

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:21
Foto Ilustrim

Ngjarja e rëndë e 31 korrikut 2017 tronditi Shqipërinë.

22-vjeçari Marvi Mihali humbi jetën pasi u u vra për një karikues celulari nga 4 persona.

Pas një “lufte” 3-vjeçare me policinë e gjykatat, ditën e sotme është marrë vendimi përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit ka vendosur të lërë në burg autorët e ngjarjes së rëndë që i morën jetën të riut për motive banale.

Apeli ka vendosur 19 vite burg për Devi Bitrajn dhe 12 vite burg për secilin prej personave të implikuar.

Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët nuk hoqën dorë kurrë që drejtësia të vihej në vend për humbjen e djalit të tyre, përvell Iconstyle.al

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të avokatëve të të akuzuarve për të sjellë prova në favor të tyre Gjykata ka vendosur masën dënim me burg për secilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat