Lum droge drejt Italisë nga Shqipëria dhe Brazili, arrestohen 8 shqiptarë

Kronikë e zezë

Lum droge drejt Italisë nga Shqipëria dhe Brazili, arrestohen 8 shqiptarë

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:07
Aksion

Antimafia italiane i ka dhënë një goditje të fortë mafias kalabreze ''Ndrangheta'', duke zbardhur një rrjet trafiku droge nga Brazili dhe Shqipëri drejt Italisë dhe ku janë përfshirë njerëz të politikës, të policisë e profesionistë të sistemit të drejtësisë.

Autoritetet italiane të Antimafias dhe të Antidrogës kanë ekzekutuar sot fazën finale të mega operacionit të koduar "Rinascita-Scot" me 18 masa ndalimi, 11 prej të cilëve me burg.

Ky megaoperacion i nisur më 19 dhjetor 2019 ka ekzekutuar në total 479 masa ndalimi, 334 prej të cilëve e nën arrest.

Operacioni zbardhi një rrjet trafikantësh droge të tipit kokainë e marijuanë nga Brazili në Itali e nga Shqipëria në Itali për llogari të mafias kalabreze Ndrangheta.

Mega Operacioni është drejtuar nga prokurori i antimafias italiane të Katanzaros Nicola Gratteri dhe ka zbardhur lidhje të politikanëve, të figurave profesioniste, e të botës së masoneriës me krimin e organizuar.

Nën arrest janë vënë jo vetëm trafikantë e bosa amfiozë por dhe ish parlamentarë e eksponentë të politikës lokale kalabreze të forcave të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, janë arrestuar avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake të përfshirë në aktivitet kriminal.

Baza e këtij trafiku ishte territori i Vibo Valentias në Kalabri.

Në masa ndalimi janë dhe 8 shqiptarë:

- Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;

- Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;

- Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;

- Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;

- Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;

- Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;

- Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Kokaina trafikohej nga Brazili përmes disa kompanieve import eksport për materiali mermeri e mineralesh. Ndërsa nga Shqipëria trafikohej marijuanë e hashash përmes portit të Barit nga një grup trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë në rajonin Toskana.

Faza paraprake e blerjes së drogës nga Brazili e Shqipëria organizohej nga persona të caktuar "broker" të cilët kontraktonin drejtëpërdrejtë me kartelet e drogës si në Brazil dhe në Shqipëri dhe ishin garancia si për çmimin e saj ashtu dhe për transportin e shpërndarjen me shumicë.

Gjatë operacionti janë sekeustruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhejtra gramë heroinë dhe pilula escstasy.

Të arrestuarve i janë sekeustruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.

Sipasi prokurorit të antimafias italiane Nicola Gratteri, procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve pritet të mbahet së shpejti në Kalabri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat