Dy persona të lënduar nga aksidenti në Trudë, policia jep detaje - Bota Sot
Dy persona të lënduar nga aksidenti në Trudë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar nga aksidenti në Trudë, policia jep detaje

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:08
Pamje nga aksidenti

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar për media se  nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona, e të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa ka sqaruar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Aksident në Trudë të Prishtinës

Një aksident sapo ka ndodhur në fshatin Trudë të komunës së Prishtinës.

Në aksident ka qenë e përfshirë një  veturë e markës Golf, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat