Një arsenal armësh është zbuluar gjatë kontrolleve të kryera nga policia në zonën e Yzberishtit paraditen e sotme.
Mes arsenalit të armëve është gjetur edhe një snajper.
Banesa ku janë gjetur armët dyshohet bazë e grupeve kriminale, apo vrasësve me pagesë.
"Të paktën 20 armë të rënda dhe një snjaper janë sekuestruar" informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj
Deri më tani është arrestuar një person i identifikuar si Gezim Haroku, ndërsa po punohet për arrestimin e një personi tjetri.
Zbulimi i këtij arsenali, erdhi si pasojë e një hetimi që nisi pas disa të shtënave në Tiranë pak ditë më parë.
Policia bën me dije se operacioni është në vijim.