Italiani grabitet, rrihet dhe kyçet në ballkon nga prostituta shqiptare, detajet

Kronikë e zezë

Italiani grabitet, rrihet dhe kyçet në ballkon nga prostituta shqiptare, detajet

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 06:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një prostitutë shqiptare është bërë protagoniste në Itali, teksa akuzohet për grabitje.

Një 32 vjeçare shqiptare në Romë, është arrestuar nga autoritetet italiane nën akuzën e grabitjes.

Policia u vu pas saj, pas telefonatës që mori nga një burrë i cili tha se ishte grabitur nga një prostitutë.

Ai gjithashtu tha se ishte rrahur dhe lënë i kyçur në ballkon.

Gjatë kësaj kohe prostituta shqiptare kishte përfituar duke vjedhur të gjitha sendet personale të italianit, madje duke i marrë edhe makinën.

Dëshmitarët thanë se shqiptarja ishte larguar me dy persona të tjerë, por plani nuk i eci si dëshironin.

Makina u evidentua falë sistemit satelitor të instaluar në bordin e mjetit.

Ngjarja është ende nën hetim, shkruajnë mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat