Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

Kronikë e zezë

Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 10:30
Vetura

Digjet gjatë natës një makinë tip fuoristradë, e cila ishte e parkuar në afërsi të një banese.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Policia tha zyrtarisht se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N., i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme.

Policia po merr në pyetje të zotin e mjetit, për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat