Goditi policin për shkak të detyrës, arrestohet një 53 vjeçar në Fier

Kronikë e zezë

Goditi policin për shkak të detyrës, arrestohet një 53 vjeçar në Fier

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 10:46
Ilustrim

Një 53 vjeçar u arrestua në Fier pasi goditi një oficer policie.

Pas një telefonate në polici për një konflikt në fshatin Kallmë, policia shkoi në vendngjarje ku shtetasi me iniciale B.B. kundërshtoi me dhunë efektivin.

Gjatë shoqërimit të tij, ai goditi një oficer policie për shkak të detyrës.

“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative se në fshatin Kallmë kishte një konkflikt, në vendngjarje ka shkuar patrulla e Policisë, e cila është kundërshtuar me dhunë nga shtetasi B. B. Gjatë momentit të shoqërimit, 53-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat