Vdes një person në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore

Kronikë e zezë

Vdes një person në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 08:28
QKUK

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një person i cili ishte duke u mjekuar nga data 19 qershor

Sipas policisë, viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Është raportuar se  viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Me datën 20.06.2020 në QKUK viktima  ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurorit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë  i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat