Kontrabandohen 20 qengja në Istog

Kronikë e zezë

Kontrabandohen 20 qengja në Istog

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 08:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një kamioni në Istog, janë gjetur 20 qengja, të cilët dyshohet se janë kontrabanduar.

Kjo pasi që nuk ishte dëshmuar prejardhja e tyre nga i dyshuari, i cili e e drejtonte kamionin.

Sipas policisë, lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët kanë lëshuar një procesverbal.

“Raportohet se njësitë policore gjatë patrullimit  në vendin e quajtur Bjeshka e Moknes kanë ndaluar një kamion të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të kamionit është vërtetuar se në të kishin qenë 20 qengja të cilët dyshohet se janë të kontrabanduar pasi i dyshuari nuk kishte dokumente që dëshmojnë prejardhjen e tyre. Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV-së të cilët kanë lëshuar procesverbal, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët në mungesë të vendit adekuat për mbajtje mbeten në përkujdesje të të dyshuarit deri në vendim të gjykatës”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat